Tirana-Partizani, publikohen çmimet e biletave për derbin

tirana-partizaniTirana, klubi organizator i derbit të së enjtes me Partizanin, ka bërë me dije çmimet e biletave dhe ndarjet e tribunave për sfidën e shumëpritur.
Biletat në tribunën kryesore të “Selman Stermasit” do të kushtojnë 500 lekë, kurse në sektorët e tjerë 2000 lekë. Në dispozicion të tifozëve të kuq do të jenë tribunat B1/B2 dhe H1/H2, ndërsa biletat do të dalin në shitje prej paradites së të martës.

Njoftimi i plotë

Janë përcaktuar detajet organizative për ndeshjen Tirana-Partizani. Ky takim do të zhvillohet ditën e enjte, datë 1 dhjetor në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 18:00.
Biletat për këtë takim do të dalin nesër në shitje prej orës 10:00 te biletaritë pranë stadiumit.
1500 biletat për sektorët D1 dhe D2 ku do të qëndrojnë Tirona Fanatics, janë shitur tashmë dhe menaxhohen nga tifogrupi.
Tifozeria e kuqe do të vendoset në sektorët B1, B2, H1 dhe H2 ndërkohë që të gjithë tribunat e tjera të shtëpisë bardheblu do t’i përkasin tifozëve të Tiranës.
Klubi ju fton të mos mungoni në këtë ndeshje që bashkë duhet ta fitojmë. Nxitoni të pajiseni me bileta për ta veshur “Selman Stermasi”-n me ngjyrat qe i takon.

Çmimet e biletave bardheblu
Tribuna – A1/ A2 – 2 000 lekë (të reja)
Tribuna – C1/ C2 – 500 lekë
Tribuna – D1/ D2/ E/ F/ G1/ G2 500 lekë

Çmimet e biletave për Partizanin
Tribuna B1/ B2 – 2 000 lekë (të reja)
Tribuna H1/ H2 – 500 lekë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Duka: Kjo ishte humbja pas të cilës mendova dorëheqjen

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë dje pjesë ...