Të rinjtë nga Tirana çmenden, ecin në kundërvajtje me makinë, shajnë policinë…

111Një cmenduri të rinjsh ka shpëtuar më së miri natën e shkuar. Bëhet fjalë për disa të rinj të cilët në lojrat e cmendurisë, kanë ecur kundravajtje mbrapsht me makinë nëpër rrugë, duke u bërë kështu rrezik dhe burim aksidneti për automjetet e tjera. Lajmi bëhet i ditur nga faqja ‘’JetaOshQejf’’, të cilë kanë publikuar një video ku shihet veprimi i djemve. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë pranë rrugës së “Elbasanit”.

Jo vetëm kaq, dëgjohet qartë se këto djem kanë sharë policinë me fjalët më të rënda ndërkohë që qeshin. Por gjatë një kthese për fatin e tyre të keq, u del një patrullë policie. Në video nuk duket por makina e tyre ndalohet dhe mjeti përfundon në pikën e bllokimit, duke iu pezulluar edhe leja e drejtimit.
Vlen të përmendet se kjo nuk është hera e parë, cmenduritë e atilla kanë shpëtuar më së miri.
Më 10 korrik të 2016-ës një makinë u filmua në “Rrugën e Kombit”, duke bërë kilometra të tëra kundravajtje.

Ndërsa në 30 tetor të këtij viti një kamion aksidentoi një makinë që ishte në kundravajtje në zonë e Brrylit, por fatmirësisht pa viktima. Por rasti më i rëndë u shënua më 13 tetor në autostradën Tiranë-Durrës, ku, një 36-vjeçar në kundravajtje dhe 150 km/h u përplas me makinën e tre vajzave të reja, të cilat humbën jetën

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-rrugore

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në një ...