Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë kombëtaren e Shqipërisë

tifozat-kz Ndeshja e fundit mes Shqiperise dhe Izraelit ka lene gjurme dhe pasoja tek tifozeria e kombetares Kuq e Zi.
Grupi me i nohur ne mbeshtetje permanente te kombetares ka deklaruar se do te bojkotoje ndeshjet e ekipit kombetar pas ngjarjeve te ndodhura.
Ja cfare shkruajne Tifozat Kuq e Zi ne deklaraten e bojkotit:
Të nderuar tifozë,

Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror.

Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptar përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e dojmë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri.

Për arsyen e lartcekur dhe duke parë që ky terror i policisë po përsëritet tash e disa ndeshje, Tifozat Kuq e Zi, janë të detyruar të marrin vendim për BOJKOTIMIN e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtarën do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë.

Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.

Për veprimet dhe format e organizimeve tona të radhës, do të ju njoftojmë me kohë.

Me sinqeritet,

Tifozat Kuq e Zi

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

futbollistiii

Futbollisti i mbijetuar nga rrëzimi i avionit i habit të gjithë

Njëri nga futbollistët e paktë të skuadrës së Chapecoenses, mund t’i kthehet ...