Thyenin dhe vidhnin makina në Tiranë, kapen dy të rinjtë nga Berati

tirane-policiaPolicia e Tiranës ka prangosur dy të rinj nga Berati, të cilët ishin kthyer në makthin e pronarëve të makinave, pasi thyenin xhama dhe vidhnin pjesë të automjeteve. Prej kohësh, policët e komisariatit numër 2 dhe 4 ishin vënë në dijeni se për aktivitetin e djemve dhe se ata më tej, i kanë kapur dy personat në flagrancë, teksa vidhnin një mjet tip “smart”.

Sipas policisë, në operacionin e koduar pikërisht “Smart”, janë vënë në pranga shtetasit nga Berati, Elidon Vojka, 19 vjeç dhe Emanuel Gupe 23 vjeç. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

Në Rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit e lartë përmendur, janë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë në momentin që po tentonin të thyenin xhamin e automjetit tip “Smart”, në pronësi të S. D. Gjithashtu, nga bashkëpunimi me Komisariatin e Policisë Nr 4, u është arritur tu dokumentohet me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të ndodhura në juridiksionet e Komisariatit të Policisë Nr 2 dhe Nr 4, ku më konkretisht:

Më datë 03.11.2016, në Rrugën “Ali Baushi, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit M. S.

Më datë 19.11.2016, në parkingun e Q.S.U.T., kanë vjedhur Navigatororin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. M.

Më datë 20.11.2016, në Rrugën “Mihal Popi”, kanë vjedhur dy pasqyrat dhe airbag-un e timonit, të automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të E. S.

Më datë 15.09.2016, në Rrugën “Shefqet Musaraj”, kanë marrë një aparat fotografik nga automjeti tip “Opel”, në pronësi të J. K.

Më datë 29.06.2016, në Rrugën ‘”Kongresi i Lushnjës’”, kanë vjedhur pasqyrat si dhe disa aksesorë brenda automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të J. C.

Shtetasi Emanuel Gupe, rezulton person i shpallur në kërkim me shkresën e datës 25.10.2016, nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, për Vjedhje. Materialet proceduriale, i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 134-25 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

urdheri-mbrojtjes

Burri e hodhi nga kati i katërt, zbardhet urdhëri i mbrojtjes së gjykatës për gruan

Zbardhet urdhri i mbrojtjes që ishte lëshuar nga Gjykata e Fierit për ...