Thikë shokut në kokë e shpatull, ja statusi në Facebook që i futi në sherr

THIKE-SHOKUTPër nje sharje në rrjetet sociale, dy të rinj janë përleshur me thika në Divjakë. Dy 17-vjeçarët jetojnë në një fshat, në Karavastanë e Re dhe vazhdimisht debatonin në rrjetet sociale, debate që përfundonin me ofendime.
Sipas adoleshentit të plagosur, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes, prej disa ditësh bashkëmoshatari i tij shkëmbente me të dhe shokët e tij fyerje të ndryshme në rrjet dhe përplasja ka nisur kur i riu, subjekt i ofendimeve kërkoi ballafaqim.

Nga fjalët, dy të rinjtë përfunduan shpejt në përplasje fizike, ku sipas dëshmive në polici një prej tyre ka nxjerrë thikën duke e qëlluar 3 herë bashkëmoshatarin në kokë e në shpatull.

Policia e Lushnjes ka bërë arrestimin e 17-vjeçarit autor të ngjarjes dhe e ka marrë atë në pyetje, ndërsa është gjetur edhe thika me të cilën ai kreu plagosjen.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Lushnjes.TCH

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-rrugore

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në një ...