Thernin bagëtitë në ambient të pacertifikuar, bllokohet një dyqan mishi në Tiranë

dyqan-mishi-tiraneNjë dyqan mishi në Tiranë bllokohet. Mësohet se Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë bërë bllokimin e një dyqani mishi në Tiranë, i cili bënte therjen e paligjshme të bagëtive.

Subjekti i cili tregtonte mish në rrugën “Sitki Çiço” është bllokuar pasi në kundërshtim me ligjin, fuste kafshët e gjalla brenda në Tiranë dhe më pas i therte ato në një ambient pranë dyqanit. Sipas ligjit, kafshët e gjalla mund të theren vetëm në thertore, të cilat janë kontrolluar dhe çertifikuar nga shërbimi veterinar.

Më pas transportimi i mishit nga këto thertore tek dyqanet, bëhet nëpërmjet makinave frigoriferike. U bë sekuestimi edhe të një sasie të konsiderueshme mishi pranë këtij dyqani, e cila është asgjësuar më pas. Ndaj këtij subjekti, përveç bllokimit të aktivitetit, është marrë edhe masa gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet dhe marrjen e masave ndaj subjekteve të cilat tregtojnë mish apo produkte të tjera jashtë standarteve të parashikuara në ligjin për ushqimin. AKU u bën thrrje qytetarëve që të denoncojnë çdo abuzim me ushqimet.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Vdekja e mistershme e 24-vjecarit, flasin shokët: Mjekët i thanë “s’ke gje, e ke nga pija”

Një 24-vjecar është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e ...