Thaçi: Kosova mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkan

thaci2016Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian. Thaçi thotë se raporti përmban vlerësime pozitive për punën e institucioneve të Kosovës.

Megjithatë, presidenti ka drejtuar kritika ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se kjo e fundit nuk ka treguar unitet, përderisa vazhdon t’a trajtojë Kosovën në mënyrë të pababartë ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Raporti i Komisionit Europian për këtë vit përmban vlerësime pozitive për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës. Me të drejtë theksohet rëndësia e avancimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Por, siç ishte pritur, fokusi i raportit edhe këtë radhë është tek ngecjet dhe kritikat e ndryshme. Gjersa në njërën anë këto ngecje mund të jenë reflektim i gjendjes në vendin tonë, në anën tjetër ato qëllimshëm theksohen tejmase për të justifikuar paaftësinë dhe jounitetin e BE-së për t’ia ofruar Kosovës perspektivën e sigurt të anëtarësimit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Thaçi ka thënë se nuk do të pranojmë që qytetarët e Kosovës të trajtohen në mënyrë të pabarabartë. “Fatkeqësisht, BE-ja në mungesë të unitetit përbrenda ka dështuar dhe po vazhdon të dështoj në trajtimin e Kosovës në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE. Si pasojë e kësaj qasje, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE mbetet tepër e paqartë”, ka shkruar tutje Thaçi.

Ai ka shtuar se përkundër këtij fakti të hidhur, qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë dilemë sa i përket jetësimit të vizionit tonë për anëtarësim në BE.

“Ne jemi të qartë dhe nuk heqim dorë. Por, tani është koha që edhe BE-ja të jetë e qartë me Kosovën”, ka përfunduar Thaçi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Foto/ Ekzekutohet studenti, u qëllua katër herë me kallashnikov

Identifikohet studenti i vrarë në Mitrovicë. Viktima është V.S. një 22 vjeçar ...