Dy tërmete të forta godasin Italinë Qendrore

termeti-italia

Italia qendrore tronditet përsëri nga tërmetet. Dy lëkundje të forta kanë goditur Italinë, mbrëmjen e të hënës.

tërmeti i parë është regjistruar rreth orës 19:35 minuta dhe ka qenë me magnitudë 3 ballë me një thellësi 9 kilometra.

Në orën 19:56 është regjistruar tërmeti i dytë, i cili ka qenë me magnitudë 4 ballë dhe me një thellësi 13 kilometra.

Sipas mediave italiane nuk ka raportime për njerëz të lënduar, por dëme materiale në banesa e sidomos ato që ishin të dëmtuar edhe nga tërmetet e mëparshme.

Lajmi i meparshem

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot në mbrëmje Italinë Qëndrore, duke përhapur panik tek banorët.

Lëkundjet sizmike ndodhën rreth orës 20:00. Tërmeti u regjistrua me magnitudë 4.3 në një thellësi prej 13 kilometra.

Dridhjet u ndjenë dukshëm në zonën midis Umbrias dhe Marche. Për momentin nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar. Lëkundjet zgjatën vetëm pak sekonda.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Senatorët republikanë e sfidojnë Trump, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

Disa prej senatorëve kryesor republikanë do të hetojnë dyshimet që thonë se ...