Tërmet 4.8 ballë godet Italinë Qëndrore, banorët në panik

termeti-italiaaTërmetet në Itali vazhdojnë të alarmojnë banorët. Italia Qëndrore akoma ndodhet në panic, duke qëndruar jashtë shtëpiave të tyre. Raportohet se një tjetër tërmet ka goditur këtë zonë, e cila mësohet të ketë qenë një lëkundje 4.8 ballë. Raportimet tregojnë se epiqendra ka qenë mes Marceratas dhe Umbrias. Banorët të tmerruar kanë braktisur banesat e tyre, e ende nuk dihet për të lënduar. Mediat italiane bëjnë me dije se forcat e ndihmës së parë dhe zjarrëfikëset ndodhen në terren, për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.
Vlen të përmendet se vetëm para pak ditësh, një tërmet i fuqishëm prej 6.5 ballë goditi të njëjtën zonë, duke shkatërruar disa godinë, ndërsa mbi 40 mijë persona kanë mbetur të pastrehë. Sakaq, nuk kanë munguar edhe lëkundjet pasuese, të llogaritura në 200 të tilla. Epiqendra e tërmetit të 30 tetorit, lëkundje që u ndjenë edhe në Umbria, Ankona dhe Romë, ka qenë komuna e Norcias, mes Perugias e Maceratas, në një thellësi prej 10 km.

Mes godinave që u shembën ishin edhe Bazilika San Benedeto dhe Katedralia Santa Maria në Norcia, simbol i rezistencës nga kjo dukuri natyrore.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

stacion-treni-los-angelos

Kërcënim me bombë në një stacion treni në Los Anxhelos

FBI ka paralajmëruar gjatë ditës së hënë se stacioni i trenit në ...