Tërhiqet nga tregu modeli E- Class, Mercedes shpjegon arsyen

UntitledNjë lajm i ri vjen nga Mercedes. Ata njoftojnë se së fundmi kanë tërhequr nga tregu reja E-Class, më saktësisht modelin E300. Arsyeja mendohet se ka qenë një problem te instalimi elektrik, pasi nëse dikush ulet, apo vendoset diçka me peshë të konsiderueshme në ulëset e pasme, atëherë mjeti ndalon.


Tërheqja përfshin 6 858 Sedana E300 dhe E300 4MATIC, sipas rregullatorit amerikan të trafikut NHTSA (National Highëay Traffic Safety Administration). Tërheqja është bërë vetëm për makinat që janë prodhuar nga 10 dhjetori 2015 deri më 30 qershor 2016.

NHTSA thotë se tërheqja është bërë për shkak të dëmtimit të pompës së karburantit gjatë instalimit elektrik nën ndenjësen e pasme.

Sipas “Car & Driver”, pas këtij instalimi elektrik nën ndenjëset e pasme, nëse bëhet ndonjë presion mbi to, atëherë ndalohet puan e pompës së karburantit, sensorit dhe matësit të karburantit – ose të gjitha përnjëherë – dhe nga kjo mund të shkaktohet edhe ndalja e motorit.

Pra, nëse uleni në ndenjëset e pasme të Mercedes E300 Sedan dhe E300 4MATIC Sedan, mund t’i fikni ato funksione, dhe rrjedhimisht makina ndalet.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

banke-haker

Hakerat: Ja si u vodhën 31 milionë dollarë nga bankat ruse

Banka Qendrore e Rusisë ka thënë se hakerat kanë vjedhur mbi 31 ...