Tentuan t’i vjedhin portofolin shkodranit, bien në pranga dy të rinjtë(Emrat)

Kliko per me shume info

pranga-irainainArrestohen dy persona në Shkodër, pasi tentuan ti vjedhin një 24-vjeçari me dhunë një sasi të konsiderueshme parash një në mes të lagjes “Skenderbeg”. Mësohet se shtetasit Kedis Druni, 22 vjeç, dhe Mikel Miloti, 19 vjeç, të cilët nëpërmjet dhunës kanë mundur t’i vjedhin 24-vjeçarit A. D portofolin, brenda të cilit kishte një sasi të madhe parash. Dy të rinjtë edhe pse kanë tentuar të fshihen pas ngjarjes, policia e Shkodrës ka rënë në gjurmët e tyre dhe i ka arrestuar një ditë pas vjedhjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe portofoli, me sasinë e lekëve të sipër përmendura. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here