Tenton vetëvrasjen, 32-vjecari qëllon veten me armë në Tiranë

ndroq-policiaNje 32-vjecar ka tentuar te vrase veten me arme zjarri ne Tirane.

Policia informon se më datë 10.11.2016, në rrugën ” Siri Kodra”, tek Magazinat, ka patur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, për një person të plagosur.

Burimet thane se menjëherë janë dërguar Shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar mjetin tip Audi, ku në brendësi të automjetit ndodhej një shtetas i plagosur i cili u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë identifikimin e këtij shtetasi i cili quhet E. Rruka, 32 vjeç, banues në Tiranë, thane burimet e policise.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë veten. Në brendësi të mjetit është gjetur një armë zjarri tip pistolet model 54, një predhë dhe një gëzhojë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” thekson policia.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

droga-kamion

Kamioni me 700 kg drogë në portin e Durrësit, arrestohet pronari i tretë

Ndalohet nga policia pronari i kamionit në cilin u sekuestruan 190 kg ...