Zbulohet se kush tentoi të digjej me benzinë para Kuvendit të Shqipërisë

3
Kliko per me shume info

kuvend16Policia e Tiranës njofton se ka parandaluar një akt vetëflijimi sot përpara Kuvendit të Shqipërisë teksa mbahej seanca plenare.

Sipas Policisë një 32-vjecar me iniciale F.H ka tentuar të djegë veten me benzinë.

Mësohet se shtetasi Fatjon Hoxha ka qëndruar i vetëm në sheshpushimin përpara Kuvendit dhe në dorë kishte një shishe me benzinë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:00, shtetasi F. H. ka qëndruar i vetëm, në sheshpushimin para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe me vete mbante një shishe plastike e dyshuar me lëndë djegëse benzinë, me të cilën ka sperkatur të gjithë trupin. Më pas nxorri çakmakun për ti vendosur flakën vetes.

Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të Patrullave të Përgjithshme, duke shmangur zjarrvënien dhe duke neutralizuar veprimet e mëtejshme të këtij shtetasi.

Shtetasi F. H. është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr 1 Tiranë, për sqarimin e rrethanave në lidhje me këtë incident.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here