Tentohet të vritet me eksploziv babai autorit të vrasjes së Aleksandër Bardhit

aleksander-bardhiTentohet të vritet babai i një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Aleksandër Bardhit, vëllait të ish-kreut të Njësisë Administrative Kaçinar të Mirditës.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në Ksamil. Mësohet se Agron Xhezairi, babai i të shumëkërkuarit nga policia Albi Xhezairi kishte konstatuar se në automjetin e tij tip ‘Benz’ lëndë plasëse.

Diten e sotme 53-vjecari ka njoftuar policinë e Sarandës se teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, në sediljen e pasme, ka konstatuar një lëndë të mbështjell me një qese plastmasi, 2 fije teli të lidhura me një aparat celulari. Menjehere pas kësaj, u njoftua reparti xhenier i “Renea”, Tiranë të cilët kryen caktivizimin.

Nga policia thuhet se po punohet për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse si dhe identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Po ashtu, nuk bëhet e ditur nëse kjo ngjarje lidhet me ndonjë hakmarrje të mundshme që po i bëhet ndaj djalit të tij.

Albi Xhezairi është i shpallur në kërkim për vrasjen Bardhit në Shendelli, ngjarje që ndodhi në 24 shtator të këtij viti. 20-vjeçari po hetohet për veprat penale, “Vrasje ne bashkepunim” dhe “Mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit”. balkanweb

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufomaa

Ngjarje horror ne Tirane, 71-vjecari i pret vetes fytin me thike ne mes te rruges

Nje ngjarje horror ka ndodhur diten e sotme ne Tirane. Policia njoftoi ...