4 persona tentojnë t’a rrëmbejnë, i riu në Polici: Më dolën para me një “Benz”

18
Kliko per me shume info

policia-durresKatër persona kanë tentuar të rrëmbejnë me dhunë një 18-vjecar në qytetin e Durrësit.

I riu me inicialet E.M. ka denoncuar dje në polici rastin në fjalë.

Kliko per me shume info

18-vjecari ka rrëfyer para uniformave blu se rreth orës 10:30 të së enjtes, në lagjen Nr.4, Durrës persona të panjohur i kanë dalë përpara me një mjet tip ‘Benz’ dhe kanë tentuar ta fusin me forcë në makinë për ta rrëmbyer. I riu ka thënë se ka mundur të shpëtojë dhe të largohet me vrap.

Bazuar te dëshmia e tij, efektivët kanë nisur hetimet duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin tip Benz, me targë të identifikuar.

Ndërkohë, si të dyshuar mbi ngjarjen janë shpallur në kërkim T.N., 23 vjeç, banues në Durrës; E.G., 21 vjeç, banues në Kavajë dhe E.G. 39 vjeç, banues në Kavajë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here