Të lënduar nga dashuria? Mjekët tregojnë recetën e shërimit

635915810226490467-188415547_love yourselfDikur mendohej se vetëm koha e shëron një zemër të thyer, por tani shkencëtarët thonë se aspirinat mund të jenë mënyra më e mirë për t’u shëruar pas ndarjes.
Profesori i psikologjisë, Ëater Mischel, nga Universiteti i Kolumbisë, beson se dhimbja psikologjike e përfundimit të një lidhje dashurie është e njëjtë me dhimbjet fizike, dhe duhet të trajtohet si çdo lëndim tjetër, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu beson se diskutimi i ndjenjave me shokë vetëm sa do e rritë depresionin, prandaj këshillon që të qëndroni sa më të mbyllur.
“Kur e shikoni fotografinë e personit që ua ka thyer zemrën, ju do të përjetoni dhimbje në të njëjtën zonë të trurit që aktivizohet kur e digjni dorën. Pini dy aspirina dhe gjithçka do të jetë më mirë”, tregon ai.
Edhe studimet e mëhershme kanë sugjeruar se njerëzit i përjetojnë dhimbjet romantike në të njëjtën mënyrë që i përjetojnë dhimbjet fizike.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Jini të lumtur, ndiqni këto hapa!

Të fitoni më shumë para, të gjeni një punë të mrekullueshme dhe ...