Të dënuarit/ Amnistia e fundvitit, përfitojnë rreth 400-500 të burgosur

manjaniiMinistri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur sot në Komisionin e Integrimit për amnistinë për të dënuarit.

Ylli Manjani la të kuptohej se amnistia po përgatitej nga drejtoria e burgjeve.

“Nuk besoj që amnistia është zgjidhja e problemit. Amnistia është zgjidhja e dy muajve, pra dy muajt e parë të vitit të ardhshëm ju mund t’i zgjidhni me amnisti dhe ne po e përgatisim, por nuk është kjo zgjidhja. Duhet të ndryshojmë mentalitetin e ndjekjes penale, apo siç na pëlqen ta themi, duhet ta “Europianizojmë”. Mua më pëlqen të them të jetë efiçente. Kjo është ajo që po përpiqemi të krijojmë, patjetër bashkë dhe me një amnisti”, u shpreh ministri Manjani.

Pritet që rreth 400-500 të dënuar të përfitojnë këtë vit nga amnistia.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rrezik nga gjakmarrja, vrasësi nga Burreli fiton gjyqin, nuk ekstradohet në Shqipëri

Një shqiptar i gjymtuar, i akuzuar per vrasje, perdori ligjet e të drejtave ...