Me 17 nëntor fillon furnizimi me targa të rregullta të automjeteve

30
Kliko per me shume info

targaMinistria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se sot më 15 nëntor 2016, është bërë furnizimi me targa të automjeteve.

Gjatë ditës së nesërme pritet që të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në të gjitha komunat e Kosovës të furnizohen me targa të rregullta. Ndërsa nga data17 nëntor të gjithë qytetarët të cilët gjatë kësaj kohe janë pajisur me targa provuese, mund të pajisen me targa RKS dhe mund të paraqiten në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Kliko per me shume info

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se kontrata për furnizim me targa është kontratë kornizë dhe ka validitet për tri vite.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here