Bëhet “tapë” për ditëlindje, 27-vjecarja përdhunohet nga taksisti rrugës për në shtëpi

perdhunohet-ditelindjeDy ditë përpara ditëlindjes së 27-të, Stephanie u abuzua seksualisht nga një i panjohur. Kishte dalë me miqtë, por për shkak të të pirit më tepër sesa duhet, ata thirrën një taksi. Thuajse pa ndjenja, gjatë rrugës për në shtëpi, Stephanie u abuzua nga shoferi.

Ajo s’mban mend asgjë në detaje, ndonëse i kujtohet kur ai iu afrua dhe nisi ta godiste. Të nesërmen vendosi të mos e diskutonte me askënd çfarë ndiente pas kësaj ngjarjeje.

“Njerëzit përpiqeshin të flisnin me mua, por unë e tejkaloja.”-tregon ajo, “Kisha frikë sepse duke e njohur shoqërinë ku jetojmë, do të ma vinin fajin mua.”

Veçse një ditë teksa lahej, vuri re se flokët po i binin. Dhe vazhduan t’i binin; Stephanie e kuptoi se nuk ishte një rënie e zakonshme flokësh.

“Unë nuk qaja, trupi im qante në vendin tim. Po më thoshte: ‘Nëse vuan, ke të drejtë. Nëse nuk do ta mendosh, po të jap diçka tjetër për të cilën të mendosh. Trupi im po më fliste.”

Mjekët i shpjeguan se trupi po reagonte ndaj traumës. Ajo u detyrua të qethej tullë, sepse flokët nuk reshtnin së rëni.

“Nëse do t’i jepja një këshillë vetes tani, do të ishte: ajo që ndodhi nuk ishte normale. Do të doja t’ia kisha thënë që atëherë: nuk ishte OK, nuk ishte.”

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Dy persona pasi kanë mbushur makinën e tyre me karburant kanë tentuar ...