TAP nis punimet për kalimin e Semanit me teknologjinë e fundit

tap-semanNë nëntor të vitit 2016, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) filloi në Fier punimet komplekse për të realizuar kalimin e tubacionit në një territor me gjatësi afërsisht 1.1 km në të cilën ndodhet lumi Seman, një hekurudhë si edhe një rrugë.

Nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së quajtur Shpimi Horizontal i Drejtuar (HDD), u shmang hapja e kanaleve, duke ulur sasinë e gërmime në minimum dhe duke kufizuar ndikimin mbi ekosistem. Edhe këto janë punime që po kryhen për herë të parë në Shqipëri.

Punimet për kalimin e tubacionit nën shtratin e lumit Seman po kryhen disa qindra-metra larg të dy anëve të lumit.

Procesi i shpimit horizontal të drejtuar për të depërtuar terrenin përdor sonda progresive që do të kalojnë deri në 26 metra poshtë shtratit të lumit. tap-2Pas kësaj, tubi tërhiqet dhe kalon përmes tunelit të hapur (një përshkrim më të detajuar të HDD e gjeni më poshtë).

“Tubacionit të TAP në Shqipëri do t’i duhet të kalojë përmes 555 rrugëve, 514 lumenjve dhe një hekurudhe dhe ne i kushtojmë vëmendje të madhe inxhinierike çdo kalimi. Pasi analizuam dhe vlerësuam plotësisht situatën, vendosëm të përdorim shpimin horizontal të drejtuar në dy kalime të lumit Seman pasi kjo teknologji e re shmang ndikimin fizik të lumit dhe ambientit përreth.”, tha Karl Roberts, Menaxheri i Projektit TAP në Shqipëri.

Ndersa shtoi se, TAP do të vijojë të përdorë standardet më të larta dhe praktikat më të mira të industrisë duke u kujdesur për sigurinë teknike në punë, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Hapat e Shpimit Horizontal , parashikojnë, tunelin pilot, zmadhimin dhe Tërheqjen.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Patenta të reja në janar 2017? Ja cfarë do të ndodhë me të vjetrat

Që nga viti i ardhshëm me leje drejtimi për motorë mund të ...