Politikani shqiptar: Ja pse refuzova takimin me Trump në vitin 2013

Kosovë&Rajon

pacolliKreu i AKR-së Behgjet Pacolli nuk e ka fshehur gëzimin, por as pritjet e tij, tani kur SHBA-të do të drejtohen nga republikani Donald Trump, gjatë katër viteve të ardhshme.

Pacolli në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se presidentin e porsazgjedhur amerikan dhe familjen e tij i njeh personalisht, ndërsa beson fuqishem se Trump, vetëm sa do ta forcojë bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Kosovës.

Sipas tij qytetarët e Kosovës nuk kanë arsye të kenë frikë se do të mbesin jashtë agjendës së Washingtonit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ai në atë kohë ka qenë mbështetës i madh i pavarsisë së Kosovës dhe këtë doktrinë ai do ta forcojë edhe më tepër. Ai e do një Kosovë të pavarur 100%”, tha Pacolli.

Pacolli iniston se Trumpin e ka takuar me herët, ndërsa tregon se Presidenti i ardhshëm nuk ka nostalgji për serbët.

Diskursi i Trump, sipas Pacollit, do të ndryshojë dhe se ato deklaratat për raportet me Rusinë, për myslimanët dhe emigrantët janë asgjë më shumë se pjesë e fushatës elektorale.

Madje, kreu i AKR-së ka rrëfyer një rast kur ka refuzuar një takim me Trumpin në vitin 2013 në New York.

“Ka qenë në vitin 2013, isha i angazhuar tërë ditën me takime të tjera për njohjen e Kosovës, dhe preferova të anuloj takimin me Trump. Për ta realizuar një takim tjetër me të, bashkpunëtorët e ma zënë për të madhe këtë gjë. Për mua çdo herë ishte me rëndësi Kosova dhe takimi me Trump ishte për shkak biznesi, por preferova të merrem me vizitat për shtetin e Kosovës”, tha ai.

Pacolli nuk e ka përjashtuar mundësin që të tentoi ta sjell për vizitë Trumpin në Kosovë megjthëse shton se këtë do ta bëntë sigurt nësë do të ishte president. /RTV Dukagjini

ME TE LEXUARAT