Sot takimi Rama- Merkel në Gjermani, ja për çfarë do të flasin

Politikë

merkel-samitiSot pritet takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel. Ky takim pritet të zhvillohet në orën 14:00 ndërsa në fokus të bisedës do të jetë porcesi i integrimit të Shqipërisë në BE. Po kështu Rama dhe Merkel do të bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale. Axhenda e takimit është publikuar në faqen e qeverisë gjermane. Pas takimit të Merkel në Tiranë, ku deklaroi se Shqipëria nuk i ka përmbushur 7 kushtet për çeljen e negociatave, u vendos ky takim në Gjermani. Nga deklarata e Merkel, reagoi Gunther Krichbaum duek thënë se nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar këto kushte. Por një ditë më parë, kryeministri Rama e quajti Krichbaum ‘populist’ dhe tha se ai flet në titull personal pasi nuk ka mandat nga askush. Edhe kjo çështje pritet të jetë temë e bisedës mes Merkel dhe kryeministrit Rama.

ME TE LEXUARAT