Hapja e negociatave, Blushi: Kemi 500 vjet që jemi nisur dhe s’po arrijmë dot!

Politikë

blushi2016Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi ka komentuar takimin dhe konferencën e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel në Berlin.

Blushi shprehet se Rama ishte i mërzitur dhe nxinte në këtë takim, që përkoi me 104-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja çfarë shkruan Blushi në “Facebook”:

500 VJET RRUGË DHE NUK ARRIJMË DOT

Nuk kam parë dhe ndoshta nuk do shoh më një Kryeministër më te mërzitur në Ditën e Pavarësisë së vendit të vet.

Me sa duket pesha e kriminalizimit të politikës, kanabizimit masiv, mungesës së reformave të qëndrueshme dhe dyshimi tek zgjedhjet e ardhshme po e vështirësojnë ëndrrën europiane të Shqipërisë.

Kancelarja e Gjermanisë ishte e qartë, Kryeministri i Shqiperisë nxinte. Dukej si një nxënës i paaftë që s’ka bërë detyrat dhe është kapur me kopje në provim.

Ka ardhur koha të mbajë përgjegjësi që për tre vjet kërkoi të na çojë në Europë jo me punë, por me barcaleta bajate! Sa e hidhur kur ndodh në 28 nëntor! Kemi 500 vjet që jemi nisur dhe s’po arrijmë dot!

ME TE LEXUARAT