Hapja e negociatave, Blushi: Kemi 500 vjet që jemi nisur dhe s’po arrijmë dot!

blushi2016Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi ka komentuar takimin dhe konferencën e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel në Berlin.

Blushi shprehet se Rama ishte i mërzitur dhe nxinte në këtë takim, që përkoi me 104-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ja çfarë shkruan Blushi në “Facebook”:

500 VJET RRUGË DHE NUK ARRIJMË DOT

Nuk kam parë dhe ndoshta nuk do shoh më një Kryeministër më te mërzitur në Ditën e Pavarësisë së vendit të vet.
Me sa duket pesha e kriminalizimit të politikës, kanabizimit masiv, mungesës së reformave të qëndrueshme dhe dyshimi tek zgjedhjet e ardhshme po e vështirësojnë ëndrrën europiane të Shqipërisë.
Kancelarja e Gjermanisë ishte e qartë, Kryeministri i Shqiperisë nxinte. Dukej si një nxënës i paaftë që s’ka bërë detyrat dhe është kapur me kopje në provim.
Ka ardhur koha të mbajë përgjegjësi që për tre vjet kërkoi të na çojë në Europë jo me punë, por me barcaleta bajate! Sa e hidhur kur ndodh në 28 nëntor! Kemi 500 vjet që jemi nisur dhe s’po arrijmë dot!

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. ishte nje, saliu, u bere dhe ti o benush me kete kanabizimin tani dhe u bete 2. Kur te fusin ne birruce saliun je ti qe do ta besh foltoren e parlameniti si uturak. Ti je nje tjeter deputet i majmur i atij parlamenti qe vetem retorike ben dhe asgje tjeter. Kur e di shume mire qe arka e shtetit u la bosh nga saliu, dhe borxhet ne stratosfere me cfare duhet ti beje reformat PS-LSI? Pse nuk flet asnje fjale per vjedhjet kolosale te saliut? Pse nuk ta mban prapanica ti thuash nje fjale lulashit qe po bllokon vetingun, apo mendon se mos ai vjen ne pushtet dhe ti te xhvatesh copen dhe te majmaesh me shume se je majmur. Kjo llap-llapja jote nuk do zgjasi me shume se rreth 6 muaj, dhe ajo partia jote e KANDARIT (peshores) do katandiset si partia e z. Dula. Mbiu si kerpudha pas shiut, dhe ashtu do iki per lesh…

  2. …., pas saliut, po gezon edhe benushi qe negociata po bllokohen…., dhe na hiqesh edhe si patriot pale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vlahutin: Vetting-u, çelësi për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Ambasadorja e BE në Shqiperi, Romana Vlahutin, theksoi sot se ligji i ...