"Mos gjuaj por duaj", Tahiri: Policia në cdo shtëpi për të mbledhur armët pa leje

Aktualitet

Saimir-Tahiri_7-300x196Hapet fushata ndërgjegjësuese kundër përdorimit të armëve. Nga ky aktivitet, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri tha se shqiptarët kanë një problem me armët e paligjshme.

Duke sjellë në vëmendje se që prej vitit 1997 sipas Tahirit janë 10 mijë qytetarë që kanë humbur jetën apo janë plagosur nga armët ilegale, ministri në kuadër të fushatës “Mos gjuaj por duaj”, tha se Policia do të shkojë në çdo shtëpi për të komunikuar rrezikun që vjen nga armët.

“Do nisim një fushatë të gjerë në çdo qytet, fshat e shtëpi për mbledhjen e armëve pa leje. Nuk është detyrë e lehtë por fitorja më e madhe do të jetë edhe sikur të bindim dhe 5 njerëz në çdo qytet të mos mbajnë armë pa leje. Do të shkojnë në çdo shtëpi për të komunikuar rrezikun e armëve dhe për të kirjuar shtegun ligjor të braktisjes së armëve”, tha Tahiri.

ME TE LEXUARAT