Tahiri shpërthen me vetëbesim: Policia medalje e çmuar!

Aktualitet

tahiri2016Në Konferencën Shkencore të Akademisë së Sigurisë, pjesëmarrës dhe Ministri Brendshëm, Saimir Tahiri foli për punën e tij. Tahiri u rikthye pas në kohën kur ai mori drejtimin e këtij institucioni theksoi se punonjësit e policisë kishin nivelin më të ulët arsimor. Ai pohoi se tashmë sondazhet tregojnë se Policia e Shtetit është institucioni më i besuar.

Ndër të tjera ai tha se rendi i kandidatëve për akademi të policisë është 10 me 1. “Sipas sondazheve, policia është institucioni më i besuar. Policia është institucioni më i besuar, është medalje e çmuar. Rendi i kandidatëve për Akademi të Policisë është 10 me 1. Kemi ende shumë punë për të bërë për të rinj e të reja”, tha Tahiri.

ME TE LEXUARAT