Tahiri u dërgon letër të personalizuar 11 mijë policëve, ja lajmi që u dha

Politikë

tahiri2016Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u ka dërguar një letër të personalizuar secilit prej 11 mijë policëve e familjarëve të tyre.

Në letër Ministri Tahiri shpreh mbështetjen dhe falënderimin për çdo punonjës policie dhe punën e tyre por iu jep edhe lajmin e mirë të rritjes së pagës. Ai shkruan se pagat e punonjësve të policisë do të kapin një nivel të kënaqshëm edhe në shkallë rajoni. Ai thotë se para 3 viteve punonjësi i policisë ishte jo vetëm i keqtrajtuar financiarisht e profesionalisht, por edhe i tradhtuar në çdo shkallë të hierarkisë shtetërore.

“Të punoje në polici ishte një hall i madh, duke filluar me uniformën dhe mjetet, te trajtimi dhe paga, e deri tek çorganizimi strukturor ku nuk kishte asnjë vend për meritën. Shumë punonjës policie kishin vënë në pikëpyetje vlerën e uniformës dhe jo pak të tjerë ishin kthyer në abuzues përsëritës të saj”, shkruan Tahiri. Por sipas tij, sot janë në kushte të tjera dhe kanë ndërtuar një histori suksesi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, “qeveria po shpërblen financiarisht vullnetin e tyre për të rilindur së bashku Policinë e Shtetit”. “Që prej ditës së parë në detyrën e Ministrit të Brendshëm në qeverinë e Edi Ramës, kam besuar se rruga për t’i bërë qytetet dhe familjet tona më të sigurta dhe bashkëjetesën tonë më të dobishme për çdo individ, kalon nga forcimi i autoritetit ligjor e moral i Policisë së Shtetit dhe motivimi për çdo punonjës policie, pavarësisht gradës dhe funksionit. Situata e tre viteve më parë, nuk linte asnjë vend për optimizëm”, shkruan Tahiri.

Pikërisht për atë që kemi bërë dhe duhet të bëjmë më tutje, vijon, Tahiri, “Kryeministri ka mbështetur kërkesën tonë për një tjetër rritje të pagave, duke bërë të mundur që nga 1 marsi 2017, pagat e punonjësve të policisë të kapin një nivel të kënaqshëm edhe në shkallë rajoni”.

“Rritja e pagave në 2014, një rritje ekskluzive vetëm për Policinë e Shtetit në momentin kur qeveria përballej me krizën e trashëguar financiar dhe kjo rritje e dytë në tre vjet, përbëjnë shenjën më kuptimplotë të mbështetjes financiar nga qeveria në historinë e Policisë së Shtetit”, shkruan Tahiri.

ME TE LEXUARAT