Tahiri: Lajm i mirë kur shkatërrohet drogë

Aktualitet

tahirMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se është tanimë një lajm i mirë që droga në vend po shkatërrohet dhe nuk po lulëzon si dikur. “Unë mendoj që është lajm më i mirë kur shkatërrohet drogë, sesa lajmi kur droga ujitej me autobotet e zjarrfikëses. Ne kemi zgjedhur një tjetër rrrugë, për këtë janë statistikat e partnerëve tanë italianë dhe të Policisë së Shtetit që mund të verifikohen në çdo kohë”, tha Tahiri.

Sipas tij, në vitin 2013, kur PD ishte në pushtet janë 323 hektarë hashash të identifikuara nga fotografimi ajror i Guardia di Finanza, nga këto u shkatërruan 7.5 përqind e parcelave. Në 2015, 44 hektarë janë identifikuar nga Guardia di Finanza, 8 herë më pak drogë sesa në vitin 2013. Nga kjo sipëfaqe policia ka shkatërruar 99.2 përqind të sipërfaqeve të identifikuaa. Që nga shtatori 2013, 94.7 përqind më shumë drogë sesa 8 vitet e qeverisë së kaluar mbledhur së bashku. Të gjitha këto nuk janë trillim. Edhe numri i autorëve të vendosur para ligjit është më i madh sesa numri i atyre në 8 vite të PD-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kryetari i PD kishte manipuluar fotografinë e Policisë në aksionin e asgjësimit të drogës. Si mund të katandiset numri një i opozitës në këtë gjendje, duke manipuluar fotografinë nga një aksion antidroge i Policisë së Shtetit?”, tha Tahiri.

ME TE LEXUARAT