Kthimet në kufi, ministri Tahiri kërkon informacione nga kryepolici grek

tahiri2016Prej dy ditësh në pikat kufitare me Greqinë, në Kakavijë e Kapshticë ka pasur një refuzim të hyrjes së shqiptarëve në vendin fqinj.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka ngritur këtë shqetësim në takimin me kreun e policisë greke Konstantinos Tsouvalas, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë.

Tahiri i kërkoi palës greke respektimin e lëvizjes së lirë në Schengen, sipas dispozitave ligjore në fuqi dhe që të mos kthehen shtetas shqiptarë në kufi pa shkaqe ligjore dhe të motivuara.

Sipas burimeve, në vetëm 24 orë në Kakavijë janë kthyer të paktën 60 shqiptarë.

 

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Grabitjet e Rinasit, pendohet ‘truri’ i bandës, tregon emrat e bashkëpunëtorëve

I cilësuar si truri i grabitjeve, Admir Çerpija pranon përfshirjen në dy ...