Saimir Tahiri ka një kërkesë: Ndaloje makinën nesër në orën 12:00, ja pse

trafiku-trMinistri Saimir Tahiri me anë të një videoje të një aksidenti të rëndë ku humbi jetën një person, u kërkon shoferëve që nesër në orën 12:00 të fikin makinat për 1 minutë.

20 nëntori është Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor, dhe Tahiri e Policia Rrugore kërkojnë që të ndaloni makinat në shenjë nderimi të viktimave të trafikut rrugor.

Po në këtë ditë, punonjësit e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, do të mbajnë një shirit të zi, dhe 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore në të gjithë vendin ka planifikuar të zhvillojë një sërë veprimtarish sensibilizuese për ndërgjegjësimin e të gjithë përdoruesve të rrugës për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.
VIDEO:

Kliko per me shume info

2 comments

  1. Shum mire po jemi ne nentor e jo ne tetor nje muaj me vonese

    • o vic i palepire po 20 nëntori është Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor, ata kujtohen ne te gjithe boten ne 20 nentor, jo kur jep “urdher” ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

gruajaaa

Burri doli nga burgu për ti thënë live se e donte, ja reagimi i gruas

Eni Cobani ka publikuar sot nje video nga emisioni i djeshem “Shihemi ...