Topalli: Greqia ka sjellë tanket në kufi me Shqipërinë. Balla: S`na pushton dot!

Aktualitet

topalliDeputetja demokrate Jozefina Topalli nga foltorja e Kuvendit ka folur lidhur me stërvitjen e Brigadës së tetë sulmuese të ushtrisë greke në kufi me Shqipërinë, pas një lajmi të publikuar ditën e sotme.

Duke u ndaluar tek deklaratat e bëra disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ish-kryeparlamentarja thotë se “Greqia na ka sjellë tanket në kufi, do na pushtojë!”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas deklaratës së Topallit, iu përgjigj deputeti socialist Taulant Balla, duke thënë “Rri e qetë se nuk të pushton njeri. Jemi një vend i NATO-s. Mos dëgjo përrallat e Saliut”.

Rreth një muaj më parë ishte kreu i diplomacisë greke Niko Kotzias, ai që paralajmëroi Shqipërinë të tregojë kujdes me çështjen çame, duke i kujtuar asaj se nuk ta nënvlerësojë Greqinë.

Pikërisht këto deklarata i paraprinë edhe stërvitjes së Brigadës së 8-të të këmbësorisë që Greqia sapo ka nisur në kufirin me Shqipërinë, duke i dëshmuar edhe nga afër epërsinë ushtarake.

ME TE LEXUARAT