Topalli: Greqia ka sjellë tanket në kufi me Shqipërinë. Balla: S`na pushton dot!

topalliDeputetja demokrate Jozefina Topalli nga foltorja e Kuvendit ka folur lidhur me stërvitjen e Brigadës së tetë sulmuese të ushtrisë greke në kufi me Shqipërinë, pas një lajmi të publikuar ditën e sotme.

Duke u ndaluar tek deklaratat e bëra disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ish-kryeparlamentarja thotë se “Greqia na ka sjellë tanket në kufi, do na pushtojë!”.

Pas deklaratës së Topallit, iu përgjigj deputeti socialist Taulant Balla, duke thënë “Rri e qetë se nuk të pushton njeri. Jemi një vend i NATO-s. Mos dëgjo përrallat e Saliut”.

Rreth një muaj më parë ishte kreu i diplomacisë greke Niko Kotzias, ai që paralajmëroi Shqipërinë të tregojë kujdes me çështjen çame, duke i kujtuar asaj se nuk ta nënvlerësojë Greqinë.

Pikërisht këto deklarata i paraprinë edhe stërvitjes së Brigadës së 8-të të këmbësorisë që Greqia sapo ka nisur në kufirin me Shqipërinë, duke i dëshmuar edhe nga afër epërsinë ushtarake.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

4 comments

  1. Nje loje e tille me zjarrin, do ta djege vete Greqine. Mos u gezo para kohe znj. Jozefine. Pushtetin nuk e merr dot me ndihmen e Greqise. Nuk eshte aqe e thjeshte sa duket. Nje hap i gabuar i Greqise do ti vere zjarrin Ballkanit dhe nuk dihet ku do te shuhet. mjer Europa pastaj.

    • Ju e hapet luften ju luftoni, Meta i kerkoj falje, sdini si te mbyllni maskaralleqet qe keni ber dhe shkoni e trazoheni me fqinjet kot pa lidhje, sa per zhurm, ne ishim mir cpati ky trapi, sa ne Serbi sa ne Greqi sdi ku te vej, te jap dorheqjen dhe boll na cau trapin, gjase na doli patriot deri tani solli gjith vrasesit dhe e mbushi shqiperin me drog, u grin shqiptaret duke u vrar pa shpres pa te ardhme, ju hoqi mjeksin i varferoi i shtyu te ikin tani na hap edhe luft, te shkoj te luftoj vet se personalisht skam fuqi te dal der te dera jam i drobitur po erdhen Greket do ju lutem te me pushkatojn te parin ti japim fund kesaj gjendje

  2. Demokratet jan armiqt e shqiperise bashke me Vangjej Dulen qe gjoja parti e PDNJ ESHTE PARTI SAHANLEPIRSASHE TE GREQISE. Po skan lindur as dje e as sot burra që te frikësojen Shqiperin.ta provojen se do i len aty kockat DHe ju demokrat mosë gezoni shum.

  3. Ky realitet i cili mund të prodhoj situata të paparashikueshme dhe me plotë rreziqe, sa vërehet, nuk ka provokuar as shqetësimin më të vogël tek Tirana zyrtare. Ngjashëm ndodhë edhe me simotrën e saj Prishtinën, edhe përkundër fakteve të ditura, se para, gjatë dhe pas ushtrimeve serbe-ruse-beloruse (03-09 nentor 2016), të koduara me emërtesën “Slovensko Bratstvo 2016” (Vëllazëria sllovene), formacione ofensive të ushtrisë dhe të xhandarmërisë serbe, ishin dhe mbetën të pozicionuara përreth kufirit me Kosovën. Gjithashtu, as informatat e bollshme se me përkrahjen serbe-ruse dhe nën ombrellën e Kishës, kinse ortodokse “Shën” saviane serbe, edhe brenda territorit të Kosovës, nga veteranë të luftërave në Çeçeni, Ukrainë, Kroaci, Bosnje, Kosovë, janë formuar njësi të “Ushtrisë kozake të Ballkanit”. Këto “njësi” komandohen nga “atamani kozak” ish koloneli i MPB të Serbisë, Slavko Nikiç, operativ aktiv gjatë luftës në Kosovë!
    Se sa janë të përgatitura këto njësi luftarake kriminelësh, mjafton të shihet niveli i pjesëtarëve të njërës prej tyre, ata të cilët u arrestuan nga forcat e sigurisë së Malit të Zi, gjatë fazës përgatitore për grushtet, në prag të ditës së zgjedhjeve!
    Arsyetimet e Tiranës dhe Prishtinës për mos ndërmarrjen e asnjë veprimi përgatitor për mbrojtje nga rreziku serioz i ndonjë blitz Keig-u (luftë e rrufeshme) apo veprimi terrorist në drejtim dhe brenda trojeve tona, se diçka e tillë nuk do të ndodhë, se qenkemi në NATO dhe e paskemi KFOR-in dhe ata na mbrojnë.
    Arsyetime këto për t’u mbajtur mend, por që realiteti i demanton. Në popull kësaj i thonë, të andërrosh qe me alet të huaj ta mbash familjen!
    Mendoj, se shembujt në vazhdim janë të mjaftueshëm për përgënjeshtrimin e këtyre arsyetimeve:
    a. nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës dhe veriu i Kosovës, u përzunë dhunshëm shqiptarët, para hundëve të KFOR-it francez;
    b. masakra e Srebrenicës u krye përkundër faktit se ishte në zonën e përgjegjësisë së forcave të SFOR-it holandez…
    Sa më shpejt që do t’i thërrisnin mendjes ata që thirren në verdiktin e votës tonë dhe të reflektonin drejt, aq më mirë për ne!
    ………………………………………………………….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet kamioni ne portin e Durresit, policia: Ja si ishin fshehur 30 kg heroine

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar 30 kilogram lëndë narkotike e llojit ...