Kryeprokurori: Anëtari i Vetëvendosje, i vdekur në burg ka shenja në trup

Kliko per me shume info

syl-hoxhaaKryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është duke u konsideruar si “vdekje e dyshimtë”.

Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, Prokuroria e Prizrenit, Shërbimi Korrektues dhe janë duke i pritur edhe mjekësinë ligjore.

Kliko per me shume info

“Na jemi në vend të ngjarjes dhe të gjitha ekipet janë duke u marrë me këtë çështje. Po presim edhe arritjen e mjekësisë ligjore dhe unë personalisht jam këtu”, ka thënë Hoxha për Express.

Ai ka thënë se vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje është e dyshimtë dhe se ende nuk ka të gjetura të sakta rreth shkaqeve të vdekjes.

“Ne e kemi konsideruar si vdekje të dyshimitë dhe më pas do të dalim me të gjetura”, është shprehur Hoxha.

“E kam pa trupin e viktimës, ka gërvishtje në qafë e në duar (por jo gjak).Kemi informata se ka përdorë medikamente, mirëpo asgjë në shumë nuk mund të themi për momentin. Jemi në pritje të ekipeve të mjekësisë ligjore për detaje më të sigurta,” tha kryeprokurori Hoxha, citon kallxo.
Astrit Dehari, i cili vdiq sot në Prizren, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 30 gusht të këtij viti, nën akuzën se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës kishte ndodhur më 4 gusht.

Ai po mbahej në paraburgim prej 68 ditësh nga Policia e Kosovës citon insajderi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here