Shfaqen detaje të reja për “Surface Phone”

surfaceShumica e fansave të teknologjisë janë duke shpresuar se gjiganti Microsoft të lansojë vitin e ardhshëm telefonin e saj të shumëpritur, Surface Phone.

Microsofti ka zhvilluar disa prototipa të Surface Phone, të cilat janë të pajisur me procesor Snapdragon 835 dhe ofrojnë mbështetje për veçorinë për karikim të shpejtë të baterisë, Quick Charge 4.0. Kjo i jep telefonit mundësinë për të karikuar shumë shpejtë baterinë përmes portit USB Type-C, por mund të ndodhë që këta telefona të mbështesin edhe karikimin e baterisë përmes wirelessit.

Gjithashtu, sipas disa burimeve, pretendohet se këta prototipat janë të bazuar me sistemin operativ Windows Mobile 10 64-bit dhe se më i fuqishmi vjen me 6 gigabajt RAM memorie, duke mundësuar aplikacionin x86 në opsionin Continuum.

Surface Phone, po ashtu, do të jetë në dispozicion edhe në version me 4 gigabajt RAM memorie, por nuk do të ofrojë mbështetje për aplikacionin x86, madje as në opsionin Continuum.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Galaxy S8 nuk do të ketë vend për kufje tradicionale

Nëse ju ishit të zemëruar me Samsung për heqjen e baterisë së ...