Njihuni me superushqimin e së ardhmes

Soft

kinoaKinoa është cilësuar si ushqimi i së ardhmes. Kultivimi i saj vazhdon të përhapet me shpejtësi. Ky ushqim mësohet të jetë shumë i pasur në vitamina dhe tejet ushqyes për organizmin.

Kinoa (Chenopodium quinoa) mund të konsiderohet edhe si super ushqimi i së ardhmes. Fillimisht u kultivua në Amerikën e Jugut (Peru, Bolivi dhe Kolumbi) e më pas në të gjithë botën. Një veti favorizuese e kinoas është që mund të prodhohet kudo, pavarësisht kushteve gjeofizike. Për këtë arsye Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Agrikulturën (FAO) e shpalli vitin 2013 si vitin ndërkombëtar të kinoas. Ajo gjendet në tre forma kryesore: e kuqe, e zezë dhe e bardhë. Në pamje të parë ngjan me orizin, elbin dhe grurin. Por në të vërtetë bën pjesë në të njëjtën familje me spinaqin dhe rrepat. Ajo që e bën kinoan një bimë kaq të shëndetshme është se nuk mund të modifikohet gjenetikisht (OMG).

Kinoa, superushqimi i së ardhmes

• fibra, që favorizojnë aktivitetin gastro-intestinal të organizmit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

• antioksidantë, kjo falë flavonoidëve që kuinoa përmban.

• minerale si : fosfori, kalciumi, hekuri, zinku dhe fosfori.

• Acide yndyrore poli të pangopura ose të njohura ndryshe si acidet yndyrore të shëndetshme që mbrojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular.

• vitamina të grupit B.

• vitaminë C dhe lizinë, që së bashku stimulojnë prodhimin e kolagjenit, shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

Kinoa ndihmon në reduktimin e acidit gastrik, gastriteve të ndryshme dhe ulçerës. Lufton sëmundjet anti-inflamatore, antivirale, antitumoriale dhe antidepresive. Duke qenë se përmban shumë minerale, nxit metabolizmin duke bërë që të djegim sa më shumë kalori.

Nuk ka rëndësi nëse e konsumoni kinoan në mëngjes, në drekë apo në darkë. E rëndësishme është ta fusni atë në menynë tuaj të përditshme.

ME TE LEXUARAT