Pas super-tankut, Rusia prezanton edhe super-nëndetësen

nendetesja-rusePas super-tankut Armata, forcat detare ruse të presidentit Vladimir Putin kanë prezantuar një nëndetëse super të sofistikuar, që do të patrullojë në ujërat e Detit të Zi.

Zbulimi i saj vjen në një kohë kur raportohet se Rusia po merr nën kontroll rajonin. Krerët e Kremlinit premtuan se kjo super nëndetëse nuk do të lejojë kurrë që deti të kthehet në një “lumë të NATO-s” dhe ata besojnë se aleanca ushtarake do të tronditej nëse amerikanët dalin prej saj, siç edhe shumë i druhen.

LEXO EDHE:  Çfarë nuk shkon me iPhone X? Apple përgjysmon prodhimin
Kliko per me shume info

Sipas një raporti të ri nga Qendra e Analizave të Politikave Europiane, Putin po merr me shpejtësi nën kontroll rajonin. Në raport thuhet se Putin po forcon pozicionin në Detin e Zi dhe gjatë viteve në vijim do të ketë në dorë një forcë detare shumë më të fortë se ajo e Turqisë.

LEXO EDHE:  Ky është avioni më i madh në botë, do të shërbejë për një qëllim madhor (VIDEO)

“Rusia kërkon epërsi në Detin e Zi, në mënyrë që të rivendosë dominimin e saj në Euronazi, duke treguar forcën ndaj shteteve të vogla, Ballkanit, Mesdheun Lindor dhe Lindjes së Mesme. Ofensiva në Detin e Zi është pjesë e strategjie anti – NATO, ku forcat detare luajnë një rrol tepër domethënës dhe gjithnjë në rritje”, thuhet më tej në këtë raport.

LEXO EDHE:  Makina e preferuar e anglezëve është markë franceze

Sipas britanikes “The Sun”, prej disa kohësh tashmë është shtuar frika se Moska po planifikon të pushtojë shtetet Baltike.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here