Super-Ferrari del në shitje për 10 mijë dollarë

ferrari-10mlnusdMakinat nga Ferrari, jo vetëm se nuk e humbin vlerën, por me kalimin e kohës bëhen edhe më të shtrenjta.

Këtë e tregon më së miri ky LaFerrari, i cili është i pari që ka dalë nga prodhimi, prej koleksionit të limituar të 499 veturave.

Automobili luksoz i shitur për 1.3 milion dollarë, është blerë më vonë nga një pronar tjetër për afro katër milionë, ndërsa tani po shitet për këtë shumë marramendëse.

Supermakina që është shumë e veçantë ka gjendje të përkryer, ndërsa në matës i shënojnë vetëm 1,600 kilometra, që duket se me të janë bërë vetëm disa xhiro.

Sidoqoftë, ky është vetëm çmimi fillestar dhe nuk dihet nëse do të ketë oferta tjera, por besohet se ka mjaftë të interesuar që gjithsesi do ta blejnë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

iphone8

Këtë risi nuk e keni pritur nga iPhone 8 !

iPhone 8 i Apple, që vjen vitin e ardhshëm mund të jetë ...