Sulmoi Nikollën, aktivistja letër prekëse: Babai po më vdes në burg

34
Kliko per me shume info

studentja-nikollaAktivistja e cila ditë më parë sulmoi me salcë ministren e Arsimit, Lindita Nikollën shkruan një letër prekëse duke ia dërguar faqes jetaoshqef.

Letra e plotë e Mirelës:

Kliko per me shume info

“Përshëndetje JOQ. Po ju shkruaj pasi dua të tregoj që edhe brenda në burg, të gjitha punët bëhen me mik. Babai im është dënuar 3 vjet e 4 muaj për kalim kufiri të paligjshëm, pavarësisht se ai është kapur brenda territorit shqiptar. Përveç kësaj pjese ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ku ka nevojë për vizita të vazhdueshme shëndetësore. Kemi kontaktuar me qendrën e Elsingut që merret me të tilla çështje dhe për fatin e mirë një periudhë kohe na ndihmuan kur ishte në burgun e Shën Kollit, por sapo u transferua në burgun e Fierit gjithçka ndryshoi.
Ne nuk jemi në gjendje të mirë ekonomike dhe nuk mund t’ia sigurojmë të gjitha ilaçet, megjithatë jemi përpjekur t’i blejmë ato më të domosdoshmet, gjë që pjesën tjetër mund t’ia sigurojë urgjenca që ndodhet brenda në burg por jo, nëse ti s’e ke mik drejtorin atëherë ti bej ç’të duash. Mund edhe të vdesësh. Gjendja e tij s’ka qenë mirë kohët e fundit dhe ai ka kërkuar ndihmë për ta vizituar në spital, por përgjigja ka qenë e prerë që jo. Pasi në spital shkojnë veç ata që korruptojnë shefin e burgut dhe policët. Dua tu bëj thirrje organeve përkatëse të bëjnë kontroll në këtë burg pasi jo vetëm ka korrupsion, por po rrezikohen edhe jetë njerëzish.”

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. nuk ka pike dyshimi qe si familje burgaxhinjsh e more ti persiper te atakoje nje zonje, nje femer dhunoi nje femer ne detyre. Mbase te cojne ne Amerike saliu si shperblim si ajo kucka nga Dibra qe i vinte ne zyre Shukri Xhelilit. Personalisht i neverita qe te dy ata…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here