‘’Sulmoi’’ me salsë ministren Nikolla, ja sa burg rrezikon aktivistja

Aktualitet

studentja-nikollaAktivistja e Lëvizjes “Për Universitetin” Mirela Ruko protestoi ndryshe kundrejtë ministres së Arsimit Lindita Nikolla duke i hedhur salsë në kokë. Ngjarja e një dite më parë, ku në takimin me të rinjtë e Samitit Studentor FRESSH që po mbahej te Piramida në Tiranë, Nikolla u ‘’sulmua’’ me salsë në kokë nga një student, i kushtoi shumë kësa së fundit. MËsohet se Mirela Ruko, u mbajt 10 orë në komisariat, ndërsa do të hetohet në gjendje të lirë. Ajo akuzohet tashmë për goditje për shkak të detyrës dhe prishje të qetësisë publike. Dënimet maksimale për këto akuza janë 3 vjet për të parën dhe 2 vjet për të dytën. Kodi Penal parashikon në rastin më të keq 5 vjet burg për aktivisten dhe në rastin më të mirë, ajo mund të gjobitet.

ME TE LEXUARAT