Sulmi barbar/ I riu bën për spital shoqen e klasës, mezi e ndajnë

sherrDuhej të ishte një çast pushimi mes orëve të klasës, por adoleshentët në Rusi e kthyen në një sulm të dhunshëm mbi një 15-vjeçare.
Sipas shtypit rus, nxënësit ishin duke bërë shaka me njëri-tjetrin në orën e pushimit në shkollën e qytetit Irktusk, në juglindje të Rusisë. Por siç shihet edhe në video, 15-vjeçarja Maria P u sulmua barbarisht nga një prej shokëve të klasës pasi i hodhi një gotë me ujë.
Si pasojë, Artem Kh e humbi toruan më pas, duke e qëlluar me grushte në kokë dhe fytyrë. Nga pamjet duket se u desh ndërhyrja e shokëve të klasës që t’ia hiqnin adoleshenten nga duart.

Ndërkohë videoja është filmuar me telefon nga një prej shokëve të klasës, i cili e hodhi në internet dhe menjëherë u bë virale. Por kjo nuk është e gjitha, pasi sipas raportimeve, pesë shokë e shoqe të Maria u hakmorën ndaj Artem pas mësimit.

Siç bëri ai mbi adoleshenten, ata e kanë goditur me grushte dhe u desh ndërhyrja e rojeve të sigurisë së shkollës.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

artur-velo16

E pazakonta që ndodhi tek “E diela shqiptare”, i burgosuri hyn në sallë

Dicka e pazakonte ka ndodhur diten e sotme në emisionin “Të shihemi ...