Nëntë të plagosur, policia vret autorin e sulmit në Universitetin e Ohajos

ohajoPolicia vendase ka vrare autorin e sulmit me arme ne Universitetin e Ohajos. Një person ka mbetur i vdekur dhe të paktën 9 të tjerë janë plagosur një orë pasi një i armatosur filloi të qëllonte brenda në Universitetin e Ohajos në SHBA.

Krimi i rende u regjistrua rreth ores 10 të mëngjesit me orën lokale, kur universiteti shpalli gjendjen emergjente duke njoftuar studentët që të gjejnë vend për t’u fshehur në kampusin e Universitetit.

Personi që mbeti i vdekur mendohet të jetë atentatori i ngjarjes. Raportimet e para të të shtënave erdhën nga holli Vatts, që është strehë e programit shkencor të shkollës.
Dy persona, një me ngjyrë dhe një i bardhë, dolën me pranga nga ndërtesa. Deri tani, të paktën 9 persona janë transportuar në spital. Një është në gjëndje kritike ndërsa 8 të tjerët janë në gjëndje të qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetët.

“Zhvendosuni në pjesën veriore të kampusit dhe qendroni aty. Ndiqni udhëzimet e policisë” shkruajtën autoritetet në twitter.
Ende nuk është dhënë ende asnjë informacion zyrtar ne lidhje me te lenduarit nga ngjarja. Universiteti ku ndodhi krimi ka 60 mijë student. Mediat vendase raportojne se policia ka nevojë për kohë për të siguruar kampusin, që është një nga kolegjet më të mëdha në SHBA.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Jetët tona janë në rrezik”, çfarë po paralajmëron Hillary Clinton

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka quajtur “lajmet e ...