Sulmi në Universitetin e Ohaios, ISIS merr përgjegjësinë

28
Kliko per me shume info

polici-amerikaneOrganizata ISIS ka marrë përsipër autorësinë e sulmit të ndodhur dje në kampusin e universitetit në Ohaio në SHBA. Sipas medieve që janë pranë IS, autori i sulmit të ndodhur gjatë ditës së djeshme Abdul Razak Ali Artan nga Somalia, është ushtar i ISIS.

Ditën e djeshme një person, somalez hapi zjarr në Universitetin Shtetëror të Ohaios. Mediet ndërkombëtare raportuan se agresori është vrarë menjëherë pasi ka kryer sulmin, nga ana e forcave policore. Nga sulmi, nëntë persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kliko per me shume info

Studentët, fill pasi kanë dëgjuar alarmin, kanë bllokuar dyert e sallave me çfarë të mundnin, madje edhe me karrige. Mediet lokale shkruan se të gjitha orët e mësimit janë anuluar. Universiteti i Ohaios ka rreth 60 mijë studentë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here