Pesë të arrestuar për sulmin ndaj Konsullatës turke

polici-kosove16Policia e Kosovës, ka arrestuar pesë persona të dyshuar për sulmin që ka ndodhur sot ndaj Konsullatës Turke në Prizren.

“Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit rajonal policor pas një hetimi të shpejtë dhe profesional duke u bazuar edhe në analizimin e kamerave të sigurisë në teren kanë arrit që t’a identifikojnë automjetin e dyshuar të involvuar në rast (tipi dhe targat e automjetit të njohura për Policinë), dhe të njëjtin e kanë ndaluar në rrugën ” Edit Durham” në Prizren.”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sipas PK-së, në vendin e ngjarjes si dëshmi janë sekuestruar: Një shishe qelqi e tymosur e pa thyer, ngjyrë e kaftë, Copëza qelqi të thyera, një pjesë e kupëzës së betonit dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.

Policia ka njoftuar se pesë persona të dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit kompetent të njëjtëve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedura ligjore.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Mitrovicë, u ekzekutua me katër plumba, flet familja viktimës: Ne e njohim vrasësin e djalit

Një i ri u vra sot në mëngjes ne Mitrovicë, i qëlluar ...