Dyshohen për sulme terroriste në Shqipëri, arrestohet 18 persona (Emrat)

Aktualitet

terroristet-sulmiOperacionet terroriste në Shqipëri janë rrezik. Mësohet se operacioni i autoriteteve kosovare për të zbuluar një sulm terrorist në Shqipëri, ak përfudnuar me sukses, duke vënë në pranga 18 kosovarë. MEdiat në Kosovë kanë siguruar emrat e secilit.

Një operacion i madh kundër një grupi të dyshuar terrorist për të parandaluar së paku një sulm kundër kombëtares së Izraelit në futboll, në ndeshjen e tyre të fundit në Shqipëri, ka dërguar në burg 18 kosovarë. Ata me vendim të një gjyqtari do të jenë së paku një muaj në paraburgim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të arrestuarit: Visar Ibishi (1990), Liridon Morina (1988), Bujar Brahimi (1985), Burim Istrefi (1988), Kenan Plakaj (1986), Leotrim Vojvoda (1995), Leotrim Musliu (1994), Lulzim Gashi (1990), Arton Ahmeti (1993), Argjend Shatri (1994), Besart Peci (1983), Mexhid Shkreta (1985), Leotrim Syla (1997), Arber Krasniqi (1984), Hajdar Rushiti (1988), Arianit Metallati (1999) dhe Flamur Gashi (1993)

Mësohet se policia e Kosovës nuk ka pranuar që të konfirmojë listën e personave të arrestuar së fundi nga ta me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Rasti ka kaluar ne kompetence te organeve te drejtësisë te cilëve mund t’i referoheni për informacione te mëtutjeshme”, ka thënë për Express një zyrtar nga Zyra për Informim e Policisë.

Gjithashtu raportimet tregojnë se në vezhgim janë edhe persona të tjerë, ndërsa numri i të arrestuarve mund të shkojë deri në 30 deri në fund të operacionit.

Deri tani në lidhje këtë rast ka pasur të arrestuar edhe në Shqipëri e Maqedoni, por që të dyja ato operacione ndërlidhen me grupin e Kosovës, që janë këta gjenerata e re e të prekurve nga idetë e islamit radikal që lypin shtet me “Shariat” përmes “xhihadit”, të frymëzuar nga lëvizja e islamit politik e njohur si ëahabizmi.

Që nga vera e viti 2014, kur Kosova iu bashkua aleancës ndërkombëtare Anti-ISIS në vend janë zhvilluar shumë operacione kundër-terrorizëm, janë arrestuar po ashtu dhjetëra të dyshuar për përfshirje në luftërat në Irak e Siri, si xhihadistë, një pjesë e mirë e tyre janë akuzuar e gjykuar, e pak prej tyre edhe janë dënuar. Me aktakuza së fundi janë prekur edhe imamë të fuqishëm të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe lider politikë islamikë.

Kosova për një kohë të gjatë është konsideruar si vendi më i prekur në Europë nga fenomeni i luftëtarëve të huaj në grupet terroristet ku strategji kundër ekstremizmit të dhunshëm e Qeverisë thotë që numri i pjesëmarrësve kosovarë në këto grupe kishte qenë mbi 300 xhihadistë që kur përllogaritet me numrin prej 1.8 milionë banoresh jep të dhëna alarmante.

Aktualisht, sipas Blerim Ramës nga njësia kundër-terrorizëm e Policisë së Kosovës janë në Siri mbi 140 kosovarë, por ai nuk ka specifikuar se a bëhet fjalë vetëm për luftëtarë apo edhe për familjarët e tyre, gra e fëmijë.

Në këtë konflikt nuk është plotësisht e konfirmuar, por edhe autoritete flasin për një numër të kosovarëve të vrarë në të që sillet rreth 60 viktima- ose të cilësuar nga grupi SISI dhe krahu i Al-Kaidës në Siri, Xhabhatu Al-Nusra si “shahidë”

ME TE LEXUARAT