SHBA, të shtëna në kampus. 7 persona dërgohen në spital

sulmi-shba Nje tjeter sulm me arme ka tronditur SHBA-te. Universiteti shtetëror i Ohios publikoi një seri “cicërimash” në rrjetin social “Twitter” gjatë mëngjesit të së hënës, duke paralajmëruar për një situatë me të shtëna armësh në kampus, e rrjedhimisht duke u thënë studentëve të futeshin nëpër vende të sigurta, ndërkohë që të tjerët që s’kishin ardhur ende të mos vinin në këtë moment.

Rreth orës 10 të mëngjesit, departamenti i menaxhimit të emergjencave në Universitet publikoi lajmin e parë për të shtënat që ishin dëgjuar në “Watts Hall”, kampusi i Shkencave Materiale dhe Inxhinierisë së Ndërtimit.

Mesazhi “Run, hide, fight” është një protokoll standard i ndjekur në situata të tilla. Kuptimi i saj është të evakuohen njerëzit nëse u jepet mundësia (Run), të heshtin dhe të fshihen nga vendet ekspozuese (Hide) dhe të veprojnë, si zgjidhje e fundit, për të asgjësuar nëse munden agresorin, nëse jeta e tyre është vërtet në rrezik të pashmangshëm.

Njoftimi i dytë i universitetit kishte të bënte me udhëzimet e tjera për t’u strehuar në zonën veriore të kampusit, ndërkohë që u bënte thirrje kujtdo brenda universitetit që kishte informacione apo njohuri mbi agresorin të telefononte policinë.

Departamenti i Policisë së Columbusit ia referoi thirrjet shtetit të Ohios, por zyrtarë policorë refuzuan të komentonin menjëherë. Shumë automjete policore kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që deri më tani bëhet fjalë për 7 persona të shoqëruar për në spital, dy prej të cilëve janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa për 5 të tjerët nuk jepen informacione.

Universiteti “Ohio State” është një nga më të mëdhenjtë në këtë shtet, me afro 60 mijë studentë të regjistruar në kampusin kryesor të saj në Columbus.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

azilii

Gjermani, azilanti përdhunon dhe vret vajzën e zyrtarit të BE

Një adoleshent emigrant nga Afganistani është arrestuar për përdhunim dhe vasjen e ...