Sulm me “makinë bombë” në Turqi, 2 të vrarë e 33 të plagosur

shperthim-turqiQyteti Adana në jug të Turqisë u bë sot objekt i një sulmi vdekjeprurës me makinë bombë. Të paktën 2 persona u vranë dhe 33 të tjerë janë plagosur. Në shënjestër të atentatorëve ishte një ndërtesë qeveritare por ende janë të paqarta arsyet e sulmit. Një makinë bombë, me shënjestër një ndërtesë qeveritare, shpërtheu sot në qytetin jugor të Turqisë Adana, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e 33 të tjerëve. Lajmi u konfirmua prej zyrtarëve të lartë të qeverisë, që reaguan ashpër.
“Agresorët duhet të jenë të sigurt se në këtë shekull ky vend do të groposë të gjithë ata që kryen këtë akt terrori, veglat dhe mbështetësit e tyre”, tha ministri turk i energjisë Berat Albayrak. Ky është më i fundit në një zinxhir sulmesh vdekjeprurëse që kanë përfshirë Turqinë vitet e fundit.

Guvernatori i Adanasë, Mahmut Demirtar i tha agjencisë së lajmeve shtetërore Anadolu se sulmi ndodhi në një parkim pranë hyrjes për në zyrën e tij. Ai tha se besohet që sulmi të jetë kryer nga një grua por nuk dha hollësi të tjera nëse bëhet fjalë për një akt vetëvrasës raporton Zeri i Amerikes.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Jetët tona janë në rrezik”, çfarë po paralajmëron Hillary Clinton

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka quajtur “lajmet e ...