Studiuesit rekomandojnë, mos konsumoni banane në mëngjes. Arsyeja?

UntitledDuke i kushtuar shumë kohë gjumit, shpesh herë bëhemi vonë për punë, duke na bërë të nxituar në cdo veprim që bëjmë, duke përfshirë dhe ushqimin. Duke mos u vonuar për të bërë dicka, mjaftohemi me një banana. Por, së fundmi kjo ide cilësohet si dicka e keqe.
Sipas studimeve, pavarësisht vetive të shumta që ka, si kalium, fibër dhe magnez, do të bënit mirë që të mos e nisnit ditën me këtë frutë.
Arsyeja? Ato përmbajnë 25% sheqer natyral, që japin energji dhe ju ngopin për momentin, por më pas ju lënë në gjendje gjumi dhe lodhjeje, dhe pas pak orësh do të ndiheni të uritur.
Sipas dr. Daryl Gioffre, ky frut duhet të shoqërohet me yndyra të shëndetshme për të mos humbur asgjë prej saj.
Gjithashtu edhe nivelet e aciditetit të kësaj frute nuk janë të rekomandueshme për stomakun tuaj fill pasi jeni zgjuar nga gjumi.
Megjithatë, ka edhe një lajm të mirë.
“Në çdo formë që të konsumohet sheqeri, ai i nënshtrohet procesit të fermentimit, ashtu si birra dhe vera, dhe kthehet në acid dhe alkool në trupin tuaj. Kështu bllokohet sistemi digjestiv”, shpjegon dr. Gioffre.
Sipas tij, është mirë që banania të shoqërohet me yndyra të shëndetshme, si gjalpë kikiriku, kos natyral ose qull, disa erëza, si kanellë etj.
Ekspertët, poashtu këshillojnë që mos të konsumohen më shumë se dy banane në ditë, pasi ato janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e organizmit tonë gjatë ditës.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

florida-aksident

Lojë e çmendur me makina, 20-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Aventurat e cmendura me shpejtësinë janë një hobi për të rinjtë. Po ...