Studimet rekomandojnë, ja ushqimet e shëndetshme që nuk ju shtojnë peshë

UntitledSipas një studimi kinez, një gotë me qumësht në ditë ul me 16% rrezikun e shtimit të peshës trupore, duke akumuluar yndyrën.

Shpesh të akuzuara se shtojnë rrezikun e obezitetit, qumështi dhe djathërat kanë qenë më shumë në gjendje të luftojnë akumulimin e yndyrës dhe të ndihmojnë në humbjen e peshës.

Kjo është ajo që del nga një studim në Kinë në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë të Qindaos dhe të publikuar në revistën “Annals of Epidemiology”.

Sipas shkencëtarëve, për çdo 200 gram qumësht të konsumuar në ditë (rreth një gotë), rreziku i obezitetit ulet me 16% te fëmijët dhe të rriturit.

Ekspertët kanë analizuar të dhënat e mbi 30 studimeve të publikuara edhe më parë mbi konsumin e qumështit dhe derivateve të tij dhe rrezikun e obezitetit. Shqyrtimi i të dhënave tregoi se në kundërshtim me atë që është thënë më shpesh në të shkuarën, djathërat nuk e rrisin rrezikun e obezitetit.

Sipas autorëve, bëhet fjalë për një rezultat domethënës që mund të ketë një impakt të vërtetë mbi frontin e shëndetit publik.

Kalciumi ju bën të humbni në peshë – Studimet e mëparshme, kanë treguar se doza të mjaftueshme të kalciumit, kanë lidhje me humbjen e peshës trupore. Në një studim të bërë në Brazil, për shembull është vërejtur që sasia e kalciumit që merret me ushqimin, ishte në përgjithësi shumë më e ulët se sa dozat e rekomanduara. Jo vetëm: kush konsumon pak ushqime të pasura me kalcium, është shpesh obez ose mbipeshë.

Yndyrna “të larguara” – Sipas komunitetit të shkencëtarëve, shpjegimet e lidhjes mes nivelit të kalciumit dhe peshës së trupit, mund të jenë kryesisht dy. Një pjesë e lartë e këtij elementi, mund të inkurajojë përdorimin e yndyrnave me qëllim energjetik, që një konsum i përshtatshëm i kalciumit, do të pengonte absorbimin e acideve yndyrore në zorrë, e cila në këtë mënyrë do të ishte larguar nga trupi në sasi të mëdha.

/ Top Channel

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

uells2016

Ndodh fenomeni i rrallë në Uells

Ndërkohe qe temperaturat vijojnë të jenë të ulëta, një fenomen natyror tepër ...