Studentja i hedh bojë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla

Aktualitet

studentja-nikollaNjë aktiviste e Lëvizjes për Universitetin shkaktoi nje incident sot pasi i ka hedhur bojë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Ministrja Nikolla ishte e ulur në radhën e parë gjatë Samitit të Studentëve të FRESh. Në videon e publikuar nga Lëvizja në faqen e vet në Facebook, shihet momenti kur një vajzë ecën qetësisht dhe i afrohet ministres dhe më pas i hedhën bojën në flokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen.

Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla.

Rezistenca vazhdon!

Për Universitetin, Për Shoqërinë!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes.

ME TE LEXUARAT