Studentja i hedh bojë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla

studentja-nikollaNjë aktiviste e Lëvizjes për Universitetin shkaktoi nje incident sot pasi i ka hedhur bojë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Ministrja Nikolla ishte e ulur në radhën e parë gjatë Samitit të Studentëve të FRESh. Në videon e publikuar nga Lëvizja në faqen e vet në Facebook, shihet momenti kur një vajzë ecën qetësisht dhe i afrohet ministres dhe më pas i hedhën bojën në flokë.

“Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen.

Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla.

Rezistenca vazhdon!

Për Universitetin, Për Shoqërinë!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. Kurre nuk do ta bente nje femer kundrejt nje femre tjeter, kjo lloj shemtire do mbetet si rasti ku nje e palare qe i vjen era pleher sepse nje pleher mund te marri te tilla akte poshteruese. Ka fat qe nuk i ka rene me ndonje femer tjeter qe salcen tja fuste nga veshet e tja nxirrte nga syte. Kur e pashe vertet te ngjall neveri .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vlonjati i bën zbor Policisë, 3 orë për ta kapur me 761 kg drogë në det

Policia shqiptare gjatë një operacioni të përbashkët me Guarda di Financa kanë ...